Futbollisti Granit Xhaka mbrëmë u paraqit me shiritin e kapitenit për Bayer Leverkusenin, duke shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga I.
Xhakës iu besua shiriti i kapitenit, i cili ka treguar maksimumin në fushë.
Futbollisti Alejandro Grimaldo, autor i golit të fitores, është lojtar i ndeshjes.
Alejandro Grimaldo është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Xhaka është vlerësuar me notën 7.7.