Kampioni i Spanjës, Real Madrid, mezi e mori veten pas humbjes në finales të Superkupës me rezultat 5:2 nga Barcelona.
Reali sonte e ka eliminuar Celta Vigon duke e mposhtur me rezultat 5:2 pas 120 minutave.
Ndeshja u luajt në Madrid dhe në kohën e rregullt mbyllet baras (2:2).
Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Reali fitoi me 5:2. Mbappe në minutën e 37-të e Vinicius Junior në atë të 48-tën, shënuan për fitore.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në 2:1 në minutën e 83-të me golin e futbollistit Bamba.
Në minutën e fundit (90+1’) ngjau befasia, u barazua rezultati nga penalltia me golin e lojtarit Alonso.
Pas vazhdimeve shënuan Endrick (108 e 119), Valverde (112)
Reali është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Osasuna ka shkaktuar befasi në Kupën e Mbretit duke e eliminuar Athletic BIlbaon.