Fati afër të largohet nga Barcelona

- Bota Sot

Fati afër të largohet nga Barcelona

Duket se Ansu Fati është gjithmonë e më larg Barcelonës.

Fati, nuk është ftuar për herë të katërt rradhazi nga trajneri Hansi Flick, në formacionin startues dhe Fati mesa duket është më afër largimit.

Për 22-vjeçarin, ka interesim nga skuadra të Premier League si Ëest Ham dhe Tottenham, si dhe në La Liga ku po interesohet skuadra e Real Betisit.

Fati, është produkt i akademisë së famshme të Barcelonës, “La Masia”.

Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës, në moshën 16 vjeçare ku shihej si zëvëndësuesi afatgjatë i Lionel Messit, mirëpo lëndimet e shumta e stopuan zhvillimin e tij.



Read it all at Bota Sot