Xherdan Shaqiri e bën të qartë!

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri e bën të qartë!

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ish reprezentusi i Zvicrës, sonte ka shënuar dhe asistuar në barazimin e Baselit në udhëtim, me rezultat 2:2 me Luganon.

Kapiteni Shaqiri barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 87-të.

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur pas ndeshjes, duke thënë për mediumin zviceran "Blick". “Ishte një kthim mbrapa. Në fund, një rezultat i drejtë, 2:2.

Ne duhet ti rregullojmë këto gabime të vogla.

Ne duhet të bëjmë më mirë me gjëra të tilla në gjysmën e dytë të sezonit.

Por kështu është futbolli”.



Read it all at Bota Sot