Legjenda gjermane e ngrit në qiell Granit Xhakën

- Bota Sot

Legjenda gjermane e ngrit në qiell Granit Xhakën

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në histori.

Futbollisti i lindur dhe i rritur në Zvicër e kishte një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa viti 2024 pa dyshim ishte më i miri për të.

Ai e fitoi titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin në Bundesligë, i pari ndonjëherë për “Farmaceutikët”, me të cilët e fitoi më pas edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shkoi deri në finale të Ligës së Evropës.

Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, derisa u zgjodh sportisti dhe futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.

E krejt këto, por edhe për eksperiencat që i kishte në Basel, në Borussia Monchengladbach e në Arsenal, kanë bërë që përfaqësuesin zviceran ta lavdërojë legjenda gjermane, Oliver Kahn.

“Granit Xhaka e ka një ka mentalitet të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht ish-portieri i Bayern Munichut në studion sportive të televizionit të njohur gjerman, “ZDF”, teksa e lavdëroi edhe ekipin e Leverkusenit në përgjithësi.

Xhaka ndër të tjera bëri paraqitje të shkëlqyeshme edhe në Euro 2024 me Zvicrën.



Read it all at Bota Sot