Juventus do të luajë sot në Champions League ndaj belgëve të Bruges, një sfidë delicate për bardhezinjtë që synojnë kualifikimin në fazën tjetër.
Skuadra italiane vjen në këtë sfidë pas fitores së rëndësishme ndaj Milan në kampionat, që ka karikuar lojtarët.
Ai që konfirmon këtë moment të mirë është Teun Koopmeiners, që tha:
“Do të jetë një ndeshje e bukur dhe ne duam të fitojmë.
Duhet të luajmë mirë me topin dhe të mbrohemi në mënyrë agresive. Ata do të vënë shumë energji në fushë, por ne kemi besim”.
“Kundër Milanit shkoi mirë dhe fitorja na dha besim për ndeshjen e sotme.
Në ndeshjet e fundit ishim më agresivë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Kemi patur shumë dëmtime në pjesën e parë të kampionatit, por jemi edhe një ekip me 10 lojtarë të rinj në mesfushë”, shpjegoi holandezi duke bërë një bilanc të situatës taktike.
Sa i përket formës aktuale dhe krahasimit me paraqitjet e tij te Atalanta, Koop i ka të qarta idetë:
“Dua të bëj shënoj më shumë, të jap asist dhe të ndihmoj në mbrojtje. Megjithatë, vetëm skuadra ka rëndësi.
Dua dhe duhet të bëj më mirë dhe të ndihmoj ekipin”.