Bledar Devolli nuk është më trajner i Lirisë.
Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar.
Prizrenasit ndër të tjera e falënderuan trajnerin Devolli për punën e bërë dhe i uruan suksese në të ardhmen.
Bardhezinjtë nuk janë brenda objektivit pasi e shohin veten në vendin e pestë me 23 pikë, 8 më pak se Drenica, në Grupin A të Ligës së Parë.
Synim i prizrenasve është rikthimi në Superligë, ndërsa ata po punojnë që në pranverë të jenë më të fuqishëm për ta arritur këtë qëllim/