Berat Gjimshiti pritet titullar në Champions

- Bota Sot

Berat Gjimshiti pritet titullar në Champions

Atalanta e Berat Gjimshitit përballet sot në orën 18:45 ndaj Shturm Gracit në sfidën e parafundit të Ligës së Kampioneve në fazën e kampionatit.Bergamaskët ndodhen në vendin e 13-të në kuotën e 11 pikëve dhe një fitore do t’i siguronte menjëherë fazën “play off”.

Por ky nuk është objektivi i vetëm që Atalanta ka, pasi fitorja do të rriste shanset për një vend mes 8 më të mirave të Europës dhe ndaj Shturmit në shtëpi, shihet si një ndeshje e lehtë në letër.

Nga minuta e parë në këtë sfidë pritet të luajë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

Fitorja ndaj Shturmit të Gracit është e nevojshme edhe për faktin se një hap fals do të vendoste në rrezik gjithçka, duke parë se sfida e fundit në Ligën e Kampioneve do të jetë kundër Barcelonës së Hansi Flikut.



Read it all at Bota Sot