Real Madrid sfidon Chelsean

- Bota Sot

Real Madrid sfidon Chelsean

Real Madrid thuhet se i është bashkuar Manchester United dhe Chelsea në një garë për të nënshkruar me mbrojtësin portugez Ousmane Diomande.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar luan për Sporting dhe ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë, duke u bërë një lojtar kyç si për klubin ashtu edhe për vendin e tij.

Me gjigantët portugez që e vlerësojnë 60 milionë euro Diomande, United mund të ketë vështirësi për të gjetur fondet për të realizuar operacionin.

Do të ishte një detyrë më e lehtë për Chelsean, që po monitoron edhe situatën e mbrojtësit 21-vjeçar në Portugali.

Blutë kanë pasur prej kohësh një politikë transferimi për nënshkrimin e talenteve të rinj për ekipin e tyre të parë dhe Diomande do t’i përshtatej politikës së klubit.

Sipas Fichajes.net, gjigantët spanjollë e kanë vënë në shënjestër, ku departamenti i vëzhguesve të klubit londinez e vlerëson shumë..



Read it all at Bota Sot