Reprezentuesi i Maqedonisë për të rinjtë, Erion Shuku, është lojtar i ri i Shkupit.
I riu i kësaj skuadre është rikthyer në shtëpi, pas një pjese të karrierës që e kaloi në skuadrat si Arsimi dhe Skopje.
“Lojtar që aktualisht është 20 vjeç dhe ende e ka statusin e lojtarit të të rinjve, diçka që ekipet tona e vlerësojnë si domosdoshmëri, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një lojtar të ri cilësor.
Shuku është gjithashtu sulmues që do të ketë konkurrencë të ashpër për të siguruar një vend titullar në Çair sezonin e ardhshëm”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportsport”.