“Nuk e kam fshehur kurrë faktin që jam fans i Juventusit, edhe sepse kam qenë një tifoz i madh i Alesandro Del Pieros, por këtë simpati nuk do ta kem në këtë sfidë”.
Kështu, pikërisht në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër bardhezinjve, trajneri i Byzh, Niki Hajen, zbulon se simpatizon kundërshtarët e tij.
“Me Tiago Motënn ka pasur ndryshime në strukturën e lojës së ekipit. Ata bëjnë shumë presion përpiqen të mbeten gjithmonë kompakt, si dhe kanë lojtarë me cilësi të madhe, por ne vijmë nga një seri prej 18 rezultatesh të mira radhazi dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë, pa bërë llogari”.
Ardon Jashari, mesfushori me origjinë shqiptare, por që aktivizohet me Zvicrën, mendon gjithashtu si trajneri i tij:
“Nuk e shikojmë renditjen, ka edhe dy ndeshje dhe pastaj do të shohim se ku jemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë”, u shpreh Jashari.