Kryeministri malazez, Milojko Spajiq, nuk mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për të shënuar këtë ngjarje duke kënduar këngën patriotike amerikane “God Bless America” në veturë, e cila konsiderohet si një himn alternativ i Shteteve të Bashkuara.
Në shoqërim të videos, që shkaktoi një valë kritikash, Spajiq shkroi “cikalekat dhe milingona”.
Shumë qytetarë kritikuan veprimin e tij, duke pasur parasysh se në fillim të këtij muaji, një burrë në Cetinë vrau 12 persona, ndërsa viktima e 13-të ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.
Spajiq gjithashtu i dërgoi një urim zyrtar Trumpit, duke theksuar se tani “Mali i Zi dhe e gjithë ekonomia botërore kanë arsye për optimizëm të madh”.
“Miqësia mbi një shekull mes vendeve tona dhe aleanca shumëvjeçare brenda NATO-s do të përparojnë të udhëhequra nga vizioni i përbashkët për rritje të fuqishme ekonomike, taksa më të ulëta dhe ekonomi të orientuara drejt qytetarëve tanë”, shkroi Spajiq në rrjetin X.