Robert Lewandowski (36 vjeç) ishte një nga protagonistët e përmbysjes së pabesueshme të Barcelonës ndaj Benfica (nga disavantazhi 4-2 ne fitoren përfundimtare 5-4), duke shënuar dy gola me penallti, që ishin vendimtare për fitoren përfundimtare.
Me këtë dygolësh në “Da Luz”, polaku ka arritur 28 gola në 29 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, në të gjitha kompeticionet.
Edhe pse ende në gjysmë të rrugës (në sezonin aktual), tashmë i ka përmirësuar shifrat e tij të sezonit të kaluar, ku shënoi 26 gola në 49 ndeshje. E thënë ndryshe: 2 gola më shumë në 20 ndeshje më pak se sezonin e kaluar.
Liga e Kampionëve është kompeticioni i preferuar i Lewandowskit, polaku është golashënuesi më i mirë i këtij edicioni me 9 gola në 7 ndeshje, ndërkohë që në La Liga është “Pichichi” me 16 gola në 19 ndeshje. Golat e tjerë të tij këtë sezoni janë shpërndarë: 2 gola në Kupën e Mbretit ndaj Barbastro dhe një gol në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.
Numrat e Lewandowskit për sezonin 2024-2025:
La Liga: 16 gola në 19 ndeshje
Liga e Kampionëve: 9 gola në 7 ndeshje
Kupa e Mbretit: 2 gola në 1 ndeshje
Superkupa e Spanjës: 1 gol në 2 ndeshje
Totali: 28 gola në 29 ndeshje
Pasi i ka tejkaluar tashmë shifrat totale të sezonit të kaluar, Lewandowski ka si qëllim të kalojë 33 golat që shënoi në sezonin e tij të parë si lojtari i Barcelonës (46 ndeshje). Po ashtu, nëse e mban këtë ritëm, gjithashtu do të kërkojë të thyejë rekordin e tij prej 15 golash në Ligën e Kampionëve, që e arriti në sezonin 2019-2020 me Bayern Munich.