Enrique pranon: Sfidë vendimtare për ne dhe Cityn

- Bota Sot

Enrique pranon: Sfidë vendimtare për ne dhe Cityn

Mbrëmja e sotme në Champions League dhuron një sfidë spektakolare mes PSG dhe Manchester City.

Trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, e vlerëson shumë skuadrën angleze dhe trajnerin Pep Guardiola, që e konsideron si “modelin perfekt” të futbollit sulmues.

Të dyja ekipet duhet të fitojnë për të shmangur mundësinë e eliminimit të hershëm në formatin e ri. “Është një ndeshje e veçantë. Jo vetëm për të dyja skuadrat, por sepse do të takoj një mik me të cilin kam ndarë shumë momente të mira si lojtar dhe si person“, tha Enrique.

“Ajo që na afron është vizioni ynë për futbollin, të përpiqemi të jemi më të mirë se kundërshtari në lojën me top, duke i bërë presion vazhdimisht kundërshtarit. Ne mund të përmirësojmë lojën tonë, por kemi një mënyrë të ngjashme për t’i parë gjërat“, shtoi më tej trajneri spanjoll i PSG.

“Pep ka sjellë gjithnjë risi gjatë karrierës së tij dhe nuk ka frikë ta bëjë këtë përsëri. Ndaj, kur luan ndaj tij nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Sot të gjithë duhet të jenë gati. Skuadra që është më e përgatitur ose i zhvillon më mirë idetë e saj do të fitojë“, përfundoi Enrique.



Read it all at Bota Sot