Pyetet se a i bie pishman për festimin e tij ndaj Arsenalit

- Bota Sot

Pyetet se a i bie pishman për festimin e tij ndaj Arsenalit

Emmanuel Adebayor, pa dyshim ka pasur një karrierë interesante në futboll.

Ish-sulmuesi togolez, ishte së fundi në një intervistë për “Optus Sport” dhe u pyet se a ishte penduar për festimin e golit të tij ndaj Arsenalit në vitin 2009.

“Jo nuk do të pendohem kurrë për atë festë”.

“Sot do ta bëj të qartë, nuk mendoj se asnjë qenie njerëzore do ta pranonte nëse njerëzit do të këndonin dhe do të fyenin familjen tuaj, veçanërisht nënën dhe babanë tuaj.

Unë do të bëja gjithçka për nënën dhe babanë tim.

Tani është pas meje, shpresoj të jetë pas tyre. Ne të gjithë e duam futbollin dhe herë pas here kur e shohin atë festë në televizion dhe rrjete sociale, shpresojmë se tani ata mund të qeshin dhe të vazhdojnë përpara”

“Kjo është ajo që uroj për tifozët e Arsenalit dhe u uroj atyre fat të mirë këtë vit”, u shpreh Adebayor.

E kujtojmë se në atë ndeshje Adebayor, kishte vrapuar drejt te tifozët e Arsenalit, duke festuar përball tyre golin e tij dhe që nga ai moment është krijuar në një person të urryer për “topçinjtë”.

Ai gjatë karrierës së tij luajti për skuadra si Arsenali, Manchester City, Real Madridi, Tottenham, Crystal Palace, Basaksehir, Kayserispor, Olimpia si dhe përfundoi karrierën te Semassi.



Read it all at Bota Sot