Roko Vata po rezulton një transferim i qëlluar te Uotford.
Dje shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez.
Dhe pse skuadra e tij humbi 1-2 përballë Preston, Vata tregoi aftësitë e tij. Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90-të, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 28-të në Championship.
Faqja e kampionatit anglez pa kokemnt me talentin shqiptar.