Teuta zyrtarizon Devollin

- Bota Sot

Teuta zyrtarizon Devollin

Klubi i Teutës ka zyrtarizuar sot Bledar Devollin në pankinën e skuadrës së durrsake, ku do të zërë vendin e lënë bosh nga Edi Martini i cili paraqiti dorëheqjen dy ditë më parë.

Trajneri gjirokastrit është larguar nga futbolli kosovar ku ka drejtuar në muajt e fundit për t’u kthyer në Superiore, në radhët e një klubi ku ka qenë edhe futbollist dhe e njeh shumë mirë.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu.

Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta. KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!”, shkruhej në postimin e klubit durrsak rreth këtij emërimi.

Ndërkohë, është mësuar edhe përbërja e stafit të tij teknik që do ta ndihmojë në vijimin e sezonit. Bledar Hodo dhe Endri Vrapi do të jenë dy ndihmëstrajnerët e tij në këtë aventurë, ndërsa Bledar Rizvani është trajneri i portierëve, me Mark Dodajn i cili do të jetë përgatitësi atletik i durrsakëve.



Read it all at Bota Sot