Gianluigi Donnarumma ishte fantastik në përmbysjen e madhe të PSG-së ndaj Manchester City.
Në përfundim të ndeshjes, portieri italian ka folur dhe për zërat e merkatos që e lidhnin atë me një transferim të mundshëm tek Inter.
25-vjeçari ka hedhur poshtë gjithçka që është përfolur këto ditë merkatoje, duke i premtuar besnikëri PSG-së.
“Ka pasur shumë thashetheme, por në fakt unë ndihem shumë mirë këtu.
Në klub të gjitha më duan dhe më vlerësojnë, ndaj prioriteti im është të vazhdoj këtu”, tha Donnarumma.
Kontrata e italianit skadon në verën e vitit 2026, por agjenti i tij Enzo Raiola, ka konfimuar që janë në bisedime të avanacuara me PSG-në për të vazhduar rinovimin. Zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.