Serbët e kanë marrë paralajmërim e qartë nga UEFA, se çdo gjë e ka kuririn dhe nuk ka më tolerime ndaj tyre.
Shovenistët serbë ka kohë që provokojnë me pankarta të ndryshme në drejtim të Republikës së Kosovës, siç ishte rasti në Leskovc në përballjen e 12 tetorit 2024 me Zvicrën, ku i tërë stadiumi brohoriste “Kosova është Serbi” duke provokuar kapiteni Granit Xhaka.
Mediumi boshnjak ”Sportsport” ka shkruar se Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka rikonfirmuar dënimin e rëndë për Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) që ata e morën në dhjetor të vitit të kaluar.
“Gjoba totale është 173.000 euro. Ndeshja me Zvicrën dhe sjellja e tifozëve që u sollën në mënyrë të pahijshme në stadiumin ‘Duboçica’ rezultoi me gjobë prej 119 mijë e 750 euro.
Tifozët i kushtuan Serbisë edhe në ndeshjen kundër Danimarkës. UEFA kishte dënuar me 53250 euro dhe ka ulur kapacitetin e stadiumit për ndeshjen me Austrinë.
Kjo nuk është e gjitha. Serbia nuk do të ketë mbështetje nga tribuna në dy ndeshjet e ardhshme jashtë fushe. FSS i ndalohet të shesë bileta për ndeshjet me Austrinë dhe Shqipërinë.
Serbia mori paralajmërim të qartë nga UEFA se mesazhet politike dhe fyerjet nga tribuna nuk do të tolerohen më, kështu që çdo dënim i mëvonshëm mund të jetë pezullim”, ka shkruar media boshnjake.