Kompani: Fraiburgu problematik

- Bota Sot

Kompani: Fraiburgu problematik

Trajneri i Bajern Mynih ka folur përpara duelit me Fraiburgun në transfertë, ndeshje e cila do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 15:30.“Fraiburgu është shumë i mirë në shtëpi. Ata janë një ekip me intensitet dhe ritëm, një ekip që lufton.

Ne kemi thënë më parë se çfarë pune të mirë kanë bërë vitet e fundit për të arritur këtë nivel. Kjo tregon se ekipi dhe klubi është i shëndetshëm.

Trajneri po tregon se çfarë mund të bëjë në Bundesligë. Është e mrekullueshme që e kemi këtë garë për pozitën e titullarit në mesfushë. Nëse duhet të luajmë ato dy ndeshje shtesë të Ligës së Kampionëve, do përdorim gati çdo lojtar.

Djemtë kanë bërë vetëm rikuperim deri më tani nga lëndimet, përveç Dejvis. Alfonso është i lënduar, Konrad Laimer është i pezulluar. Zhoao Palhinja dhe Sasha Boei mund të hyjnë në aksion. Ne duhet të shohim se si reagojnë të tjerët.

I gjithë sezoni ynë duhet të jetë një reagim. Ne e kemi thënë këtë që në fillim, edhe për sa i përket mënyrës sesi duam t’i qasemi gjithçkaje.

Ajo që djemtë kanë treguar deri më tani është përkushtimi i plotë”, e mbylli Kompani.



Read it all at Bota Sot