Sinner nuk ka rivalë, fiton për herë të dytë radhazi Australian Open

- Bota Sot

Sinner nuk ka rivalë, fiton për herë të dytë radhazi Australian Open

Jannik Sinner është thjesht i pandalshëm!

23-vjeçari e tregoi forcën e tij në arenën “Rod Laver” ku fitoi Australian Open për të dytën herë radhazi.

Italiani mundi gjermanin Alexander Zverev me rezultatin e pastër 3-0 (6-3 7-6 6-3), duke u konfirmuar kështu si i paarritshëm në renditjen e ATP-së, por mbi të gjitha duke u bërë italiani i parë që fiton tre Grand Slam në karrierën e tij.

Nuk ka histori finalja e këtij edicioni të Australian Open, që dominohet totalisht nga Sinner, që triumfon për herë të dytë radhazi në tokën australiane dhe nis vitin 2025 me një Slam të fituar.



Read it all at Bota Sot