Corriere dello Sport raporton se gjatë javës që vjen që është dhe fundi i merkatos dimërore, Juventus do të tentojë të mbyllë transferimin e David Hancko nga Feyenoord.
Bardhezinjtë duan të përforcohen me patjetër me një qendërmbrojtës në këtë merkato dhe pas dështimit të disa pistave, tani janë hedhur plotësisht në sulm për të mbyllur marrëveshjen me Feyenoord.
Juventus ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin sllovak, ndërsa tani ka pjesën më të vështirë që janë negociatat me klubin holandez.
Këta të fundit nuk të bëjnë asnjë hap pas dhe të terhiqen nga objektivi i tyre, i cili është që mos të pranojnë asnjë marrëveshje pa 35 milionë euro.
E gjendur në kushtet e emeregjencës pas i duhet me patjetër një qendërmbrojtës dhe duke parë që janë ditët e fundit të merkatos, pritet që Juventus të paguajë shifrën e kërkuar nga klubi holandez.