Java e 22-të e Superligës, Egnatia rikthehet në krye të klasifikimit

- Bota Sot

Java e 22-të e Superligës, Egnatia rikthehet në krye të klasifikimit

Java e 22-të e Superligës ka ulur siparin të dielën, ku janë luajtur dy ndeshjet përmbyllëse, në Shkodër Vllaznia-Egnatia dhe në Elbasan vendësit pritën ekipin e Laçit. Ndeshje interesante në tërësi, ku bie në sy rikthimi i Egnatias në krye të tabelës së klasifikimit, por edhe dueli derbi mes Partizanit e Dinamos, i cili u mbyll pa fitues. Në Korçë besojnë se rënia nga kategoria mund të shmanget, ndërsa Ernest Gjoka merr fitoren e parë në kampionat me Skënderbeun.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia nuk diti të fitojë ndaj Egnatias në ndeshjen e kreut, duke i dhënë mundësinë rrogozhinasve të rikthehen të parët. Lushkja në pjesën e parë dhe Zejnullai në të dytën vulosën fitoren, ndërsa Egnatia ngjitet në kuotën e 39 pikëve. Në vendin e dytë renditet Partizani me 38 pikë, po aq sa Dinamo që vjen pas, ndërsa përballja mes tyre nuk njohu fitues.

“Nëndetësja” zhvilloi një paraqitje pozitive, por ashtu si më herët, ka shpërdoruar një avantazh minimal pas golit të Itodo Mandelas, ndërsa në limitet e kohës së rregullt të kuqtë barazuan me Bintsouka. Në javën e 22-të u përmendën Tirana e Skënderbeu, të cilat dukeshin të dorëzuara, me bardheblutë që fituan në Ballsh 0-3 dhe korçarët që përmbysën Teutën 2-1 në shtëpi.

Surprizë ishte fitorja e Laçit në “Elbasan Arena”, e mbyllur 1-2 me golat e Mjakit e Tresës, ndërsa për vendësit shënoi Lila.



Read it all at Bota Sot