Luis de la Fuente rinovon kontratën te Spanja

- Bota Sot

Luis de la Fuente rinovon kontratën te Spanja

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka nënshkruar një rinovim të kontratës që do ta mbajë në detyrë deri në vitin 2028, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Spanjës.

Vitin e kaluar në udhëheqjen e tij, Spanja e kishte fituar Euro 2024, me një fitore 2-1 ndaj Anglisë në finale.

"Do të japim gjithçka për ekipin kombëtar, në të gjitha kompeticionet, dhe shpresojmë që do të vijnë edhe më shumë fitore. Të bashkuar jemi më të fortë", ka thënë De la Fuente në një konferencë për shtyp të hënën. "Ne kemi shumë potencial futbollistik, por edhe rivalët tanë kanë të njëjtin".

Më 2026 pritet të jetë Botërori, ndërsa Evropiani më 2028. 

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari është trajner te "Furia e kuqe" nga viti 2022.  



Read it all at Bota Sot