Mërgim Berisha prezantohet te klubi i Bundesligës

- Bota Sot

Mërgim Berisha prezantohet te klubi i Bundesligës

Mërgim Berisha u largua nga Hofenheim pas një viti e gjysmë qëndrim dhe është rikthyer te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Për transferimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze Lids Junajtid, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te skuadra e Bundesligës.

Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane Monza si dhe dy klubet tjera gjermane si Verder Bremen dhe Union Berlin.

26-vjeçari i kreu vizitat mjekësore dhe pak më parë u prezantua nga Augsburgu.

Këtë edicion ai ka zhvilluar 17 ndeshje në total, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.



Read it all at Bota Sot