Neymar përshëndet me fjalë zemre

- Bota Sot

Neymar përshëndet me fjalë zemre

Më pak se tetëmbëdhjetë muaj, mbi 100 milionë euro të fituara dhe vetëm 7 ndeshje të luajtura për shkak të një dëmtimi të rëndë, përfundon aventura e Neymarit te Al Hilal.Marrëveshja përfundoi pak orë më parë dhe sulmuesi brazilian ka dashur të përshëndesë tifozët sauditë përmes rrjeteve sociale:

“Faleminderit të gjithëve, dhashë gjithçka për të luajtur dhe do të doja të kisha shijuar momente më të mira në fushë së bashku… 

Për sauditët, faleminderit që më dhatë mua dhe familjes sime një shtëpi të re dhe përvoja të reja.

Tani e njoh sauditin e vërtetë dhe do të kem miq për jetën.

Gjithmonë e kam ndjerë dashurinë dhe pasionin tuaj për këtë lojë.

Unë do të ndjek rrugëtimin tuaj si klub dhe vend drejt vitit 2034. E ardhmja do të jetë e pabesueshme, gjëra të veçanta do të ndodhin. Dhe unë do t’ju mbështes gjithmonë!”, shkruan Nejmar.



Read it all at Bota Sot