A ka frikë se do eliminohet nga Champions League?

- Bota Sot

A ka frikë se do eliminohet nga Champions League?

Pep Guardiola në konferencën për shtyp një ditë para “finales” ndaj Brugge, ka thënë se nuk e sheh si problem ndeshjen e nesërme por si një mundësi. Spanjolli është shprehur se nuk e mendon eleminimin.

“Situata është kjo që është. Ne duhet të fitojmë, në të kundërt eleminohemi. Këtë ndeshje nuk e shoh si një problem, por si një mundësi, si një sfidë i, që ne do ta përballojmë atë kokë më kokë.

Për klubin, nuk do të ishte mirë nëse nuk do të kualifikoheshim, por unë nuk po mendoj për këtë tani. E di që shumë janë të shqetësuar dhe do ishte katastrofë nese nuk kualifkohemi, por jam i bindur që do ia dalim”, tha Guardiola.

Në sfidën e nesërme që do të luhet në “Etihad” nga ora 21:00, “Qytetarëve” iu bën punë vetëm fitorja ndaj Clubb Brugge, ndryshe duhet të përshëndeten me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.



Read it all at Bota Sot