Tërhiqet kartoni i kuq ndaj mesfushorit të Arsenalit

- Bota Sot

Tërhiqet kartoni i kuq ndaj mesfushorit të Arsenalit

Federata e Futbollit ne Angli pranon se është lëshuar një gabim ndaj mesfushorit të Arsenalit, Myles Lewis-Skelly.

18-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës mes Arsenalit dhe Wolves.

Mirëpo, “Topçinjtë” e apeluan vendimin e referit, duke e gjykuar sikur të gabuar dhe të panevojshëm.

Pasi kanë analizuar situatën dhe kanë shqyrtuar ankesën e ekipit londinez, Federata angleze e Futbollit njoftoi se është tërhequr kartoni i kuq ndaj Lewis-Skellyt.

“Një Komision Rregullator i pavarur ka mbështetur një pretendim për përjashtim të gabuar në lidhje me Myles Lewis-Skelly dhe ka hequr pezullimin e tij me tre ndeshje.

Lojtari i Arsenalit u përjashtua me karton të kuq për faull të rëndë gjatë ndeshjes së tyre në Premier League kundër Wolverhampton Wanderers të shtunën, 25 janar 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 43-të, Arsenali e fitoi duelin me epërsi minimale: 0-1.



Read it all at Bota Sot