Real Madrid ka vendosur të mos kryejë transferime në ditët e mbetura të merkatos. “Marca” zbulon nga Spanja se ky është vendimi i drejtuesve, të cilët dhe më parë kanë ndjekur këtë politikë në merkaton e dimrit.
Dhe pse mendohej se klubi do afronte një mbrojtës për krahun e djathtë, asgjë nuk u konkretizua. Trent Aleksandër-Arnold ishte emri më i përfolur.
Ky i fundit tregohet të ketë vendosur ta mbyllë sezonin me Liverpulin. Vetë klubi anglez këmbënguli për ta mbajtur, që të vazhdonte drejt objektivave të këtij sezoni.
Dhe pse nuk do të ketë afrime, në rastin se një lojtar shpreh dëshirën për t’u larguar do të jetë në dorën e Anclottit dhe stafit të tij.