Nga problemi në zgjidhje.
Më shumë sesa një problem, Davide Fratezi është një dilemë për Simone Inzaghi.
Trajneri sigurisht që është kritikuar për menaxhimin që i ka bërë mesfushorit, por nuk ka zhgënjyer.
Në një organikë të pasur dhe me shumë elementë, mesfushori zikaltër është një luks dhe shumë pak skuadra mund ta linin jashtë.
Goli kundër Leçes dhe penalltia e fituar konfirmojnë edhe një herë tjetër kapacitetin e tij për të qenë gjithmonë gati në zonën e golit. Po tani ku është problemi? E thjeshtë, në fushë. Në “Via Del Mare” Fratezi u rikthye te goli dhe të jetë vendimtar, pavarësisht se zërat e merkatos në javët e fundit e çonin drejt Romës. Për herë të parë që nga 30 tetori ai është rikthyer të luajë titullar.
Pak për probleme fizike, pak për faktin që trajneri Inzagi është i dashuruar marrëzisht me treshen Barela Çalhanoglu, Mkitarian. Fratezi kërkon më shumë hapësirë dhe me shumë mundësi i meriton, por kush mund të thotë që menaxhimi i Inzagit ka qenë i gabuar?
Kjo është dilema. A është Fratezi ende në shitje? A ka qenë ndonjëherë?
Mos ndoshta është një sfidë që në këtë vit 2025 trajneri Inzagi duhet ta fitojë. Përgjigjja vjen gjithmonë nga fusha. Në Leçe, mesfushori tregoi se është një faktor vendimtar, me depërtimet e tij në hapësirat që lënë kundërshtarët.
Tani është misioni i trajnerit Simone Inzagi që ta shndërrojë të gjithë rebelimin e Fratezit në një armë të fortë sulmuese për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri tha se ai ishte vendimtar në yllin e dytë dhe me shumë mundësi mund të jetë edhe këtë vit.