Galatasaray ofron 65 milionë për Osimhenin

- Bota Sot

Galatasaray ofron 65 milionë për Osimhenin

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka marrë një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Galatasaray për blerjen e kartonit të Victor Osimhen në këtë merkato. Klubi turk, i cili verën e kaluar e mori sulmuesin nigerian në formë huazimi, ka ofruar 10 milionë më pak sesa klauzola e tij e lirimit.

Napoli e ka refuzuar menjëherë ofertën, i bindur se 75 milionë eurot e vendosura në klauzolë janë një çmim shumë konkurrues për kartonin e Osimhen. Ndërkohë, lojtari vazhdon të shkëlqejë në Turqi, duke shënuar 16 gola në 20 ndeshje që nga transferimi i tij.

Sulmuesi nigerian është përfshirë së fundi në një debat të ashpër me një gazetar. Ngjarja është bërë publike nga Tolga Bozduman, i cili e përshkroi kështu incidentin: “E filmova Osimhen teksa po largohej nga një lokal nate, isha me tre kolegë të tjerë.

Kur ndaluan blicet, ai shpërtheu në nerva. Vrapoi drejt meje duke bërtitur, u përpoq të më merrte aparatin fotografik, por nuk e lejova dhe ai më goditi me grusht. Më dhemb ende. Më pas nisi të mallkonte dhe më tha: Fshiji fotot, do të të jap para.

E refuzova dhe ai më kërcënoi: Do të të shkatërroj”.

As lojtari dhe as klubi i Galatasaray nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me këtë incident.



Read it all at Bota Sot