Manchester United dhe Lecce po finalizojnë detajet e fundit të kushteve të pagesës për transferimin e Patrick Dorgu nga skuadra italiane drejt Premier League.
Skuadra e “djajve të kuq” do të paguajë në total një shumë prej 37 milionë eurosh.
Dëshira e fortë e anësorit danez për t’u bashkuar me United ndikoi në këtë transferim, që pritet të finalizohet po sot. Sipas mediave britanike, lojtari është nisur me avion drejt Manchesterit, ku do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të hedhë firmën në kontratë.
Marrëveshja u arrit pas disa raunde bisedimesh javën e kaluar në Milano midis përfaqësuesve të dy klubeve. Edhe pse skuadra italiane shprehu dëshirën për ta mbajtur lojtarin deri në fund të sezonit oferta ka bindur të gjithë.
Dorgu, 20 vjeç, është në sezonin e tij të dytë në Serie A me Lecce, ku në 57 ndeshje ka realizuar 5 gola. Një talent që është vlerësuar shumë, aq sa Manchester United investoi një shumë të konsiderueshme për ta marrë.