FC Shkupi e shënoi fitoren e parë në miqësore në Antalia

- Bota Sot

FC Shkupi e shënoi fitoren e parë në miqësore në Antalia

Ekipi i FC Shkupi ka regjistruar fitoren e parë gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, duke triumfuar ndaj skuadrës bullgare Septemvri Sofia me rezultat 2-1. Ky sukses vjen pas humbjes së ndeshjes së parë me rezultatin 2-0 ndaj ekipit polak Polonia.

Protagonistë në këtë takim ishin Xhelil Asani dhe Avornyo, të cilët realizuan golat që i siguruan ekipit fitoren e merituar. Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin. Ndërkohë, Avornyo shënoi golin e dytë pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Ekipi ynë tregoi një paraqitje bindëse gjatë ndeshjes, duke krijuar raste të shumta për shënim.

Përkundër disa mundësive të humbura, djemtë e trajnerit Alparslan Erdem treguan lojë të organizuar dhe me intensitet të lartë.

Skuadra, do të vazhdoj përgatitjet në Antalia edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa duelin e rradhës do ta luaj kundër ekipit të Kaisar nga Kazakistani me 06.02.



Read it all at Bota Sot