Benitez refuzon ofertën e radhës

- Bota Sot

Benitez refuzon ofertën e radhës

Rafa Benítez është një tjetër trajner që i thotë "jo" Botafogos.

Spanjolli 64-vjeçar ishte favorit për të marrë postin, ishte i lirë në treg, por reagoi duke thënë se nuk ka ndërmend të trajnojë një ekip brazilian në këtë moment.

Kontaktet e para ishin bërë dhe hapi tjetër do të ishte negociimi i pagës dhe kohëzgjatja e kontratës. Botafogo nuk ka trajner që nga 3 janari, kur njoftoi largimin e Artur Jorge për tek Al-Rayyan.

Benítez ishte trajneri i tretë me të cilin pronari Textor negocioi.

Më parë, klubi bëri ofertë për brazilianin André Jardine nga Amerika e Meksikës dhe për portugezin Paulo Fonseca, ish-trajner e Milanit, i cili u kontraktua nga Lyoni.

Botafogo kishte gjithashtu në radar Tata Martino-n, por argjentinasi nuk dëshiron të kthehet në punë për momentin.

Portugezi Vasco Matos pati bisedime me drejtuesit e klubit, shprehu interes për mundësinë në Brazil dhe i pëlqeu Botafogos, por drejtoria e konsideron një mundësi të rrezikshme.

Procesi i seleksionimit për trajnerin e ri është në duar të plota të Textor, i cili dëshiron të ruajë stilin e lojës intensive që e çoi ekipin drejt trofeve të Libertadores dhe Brasileirão-s në vitin 2024.

Biznesmeni është i prirur të kontraktojë një europian. Ai dëshiron të përshtatë filozofinë e punës, duke marrë parasysh intensitetin, kryesisht në stërvitje, me talentin dhe aftësinë e lojtarëve amerikano-jugorë.



Read it all at Bota Sot