Shkëndija e Haraçinës e mposhti edhe një skuadër të Ligës së Dytë!

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës e mposhti edhe një skuadër të Ligës së Dytë!

Futbollistët e Shkëndijës kanë vazhduar me paraqitje të mira në ndeshjet përgatitore para fillimit të sezonit pranveror.

Kampioni vjeshtor I Ligës së Tretë-Veri sot pasdite festoi ndaj një skuadre tjetër të Ligës së Dytë-Pobedës nga Prilepi me rezultat 3:1.

Ndeshja është luajtur në stadiumin me bar artificial në lagjën Aerodrom të Shkupit.

Golat në këtë miqësore të tretë për Shkëndijën i shënuan: Aleksandar Gjorgjievski, Hristijan Dimov (nga penalltia) dhe Rufat Çilafi.

Ditë më parë, Shkëndija në këtë fushë e mposhti Bashkimin e Kumanovës 2-0, ndërsa më herët me rezultat 0-1 e fitoi Aerodromin, e ligës së Tretë.

Shkëndija e Haraçinës në pjesën pranverore lehtë do të shëtitet në Ligën e Tretë-Veri, dhe për këtë arsye fokusi i tyre është ndeshja e balotazhit nëpërmjet së cilës skuadra shqiptare pret me padurim të kthehet në Ligën e dytë.



Read it all at Bota Sot