Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

- Bota Sot

Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

Barcelona barazoi 2-2 me Atalantën në ndeshjen e fundit të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Lamine Yamal dhe ekipi i tij përfunduan në vendin e dytë në tabelë dhe në raundin tjetër do të përballen me një nga Monaco, Brest, Paris Saint-Germain ose Benfica.

Sulmuesi spanjoll është pyetur për mundësinë e përballjes me PSG-në në turin tjetër.

Megjithatë anësori këmbëshpejtë ka thënë se Barcelona është favorit kundër çdo skuadre dhe do t’i mposhtin.

“Të përballemi me PSG-në në raundin e 16-të? Ne përfunduam në vendin e 2-të në renditje, jemi favoritë kundër çdo skuadre ku luajmë”.

“Kushdo skuadër të jetë, ne do t’i presim ata këtu dhe do t’i mundim”, deklaroi Yamal.

17-vjeçari është duke kaluar formë të shkëlqyer, ku në 28 ndeshje ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në të gjitha garat.



Read it all at Bota Sot