Egnatia do të presë nesër Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.
Në prag të kësaj sfide trajneri Edlir Tetova doli në konferencën e zakonshme për shtyp.“Gjendja e skuadrës paraqitet e mirë përveç Fernandos dhe Malotës, grupi është i plotë. Në futboll mendoj që e gjithë skuadra mbron dhe sulmon, të paktën ashtu siç e shikoj unë.
Mbrojtja i ka realizuar shumë mirë detyrat dhe ka meritat e veta.
Mendoj që Fernando është një vlerë e shtuar, ka bërë mirë ato dy vite që ka qenë, nuk kemi specifika për lojtarë të veçantë, forca e grupit është Egnatia.
Mendojmë që të bëjmë më të mirën ndeshje pas ndeshjes, përballemi me Bylisin, do të jetë ndeshje e vështirë dhe për të ruajtur kreun duhet vazhdimësi. Nuk ka perfekt në futboll, por detyra, duhet të bëjmë mirë, të nxjerrim gabimet pas çdo ndeshje. Prurje nuk ka më, kemi 4 prurje në këtë merkato dhe 3 dalje.
E kemi konfiguruar grupin për të qenë sa më konkurrentë me skuadrat e tjera. Bylisi ka bërë një grupim ndeshjesh të mira, mendoj që do të jetë e vështirë dhe duhet përqëndrim maksimal për nesër.
Përderisa ne katër ekipet kemi krijuar shkëputje, por mund të ketë surpriza, pas përfundimit të fazës së tretë do të vendosim pikat mbi “i”, deklaroi Tetova.