Do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të shtunën dhe të dielën, të gjitha në orën 13:30.
Besa do të përballet në Rrogozhinë me Kukësin, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë kundër Erzenit.
Kastrioti-Valbona dhe Pogradeci-Korabi janë dy takimet e tjera të ditës së shtunë.
Të dielën do të luhet sfida Lushnja-Flamurtari, që do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë përballë Burrelit, takim që do të transmetohet në RTSH 2.