Paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur

- Gazeta e Prizrenit

Paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona.

Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate Hateme Haxhaj.

Në këtë aksident ishin përfshirë një automjet civil dhe një automjet i policisë.

Pos viktimave në këtë aksident ishin edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre edhe katër zyrtarë policor.



Read it all at Gazeta e Prizrenit