Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet

- Bota Sot

Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet

Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato dimërore.

Klubi i Kategorisë së Parë ka bërë goditjen e radhës, me Ali Samaken që do të jetë lojtari më i ri i ekipit.

25 vjeçari nga Mali është i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Dinamos dhe Lushnjës.

Ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka nisur te Torino në Itali.

Ndërkaq, mbrojtësi së fundmi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me skuadrën moldave, Zimbru Chisinau dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Aventura e re për Samaken do të jetë pikërisht tek pogradecarët.



Read it all at Bota Sot