Me Teutën do të jetë një ndeshje speciale. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Tomas Bërdariç. Ia ka vënë theksin se në Durrës nuk ka rezultat tjetër përveç fitores. Ndërsa nuk duhet të humbasin më pikë, siç ndodhi me Egnatian në ndeshjen e fundit, nëse duan të shkojnë drejt titullit.
Vllaznia luan në transfertë ndaj teutës të premten. Një sfidë delikate për kuqeblutë që vijnë pas humbjes befasuese ndaj Egnatias.
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdaric ka vënë theksin se ndaj Teutës duhen vetëm tri pikët.
“E dimë që me Teutën do të jetë një ndeshje speciale. Ne na del për detyrë të rikthejmë ritmin që kishim përpara ndeshjes me Egnatian. Me rrogozhinasit ishte ndeshje e barabartë, por vetëm rezultati zhgënjeu. E kemi analizuar këtë ndeshje dhe të premten jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Trofetë që mori Bekim Balaj, janë një imapkt pozitiv për skuadrën.
Ai e ka merituar maksimalisht topin e artë. Por me Teutën e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne duhet ta përballojmë atë profesionalisht. Teuta ka marrë trajnerin Devolli, ai është me eksperiencë, i ka dhënë më agresivitet ekipit. E për të arritur suksesin ndaj Teutës, ne duhet të jemi më të shpejtë, të krijojmë një strukturë më të mirë në sulm, për të finalizuar me sukes“.
Përsa i përket objektivave të Vllaznisë, Brdariç përgjigjet:
“E dimë që duhet të përmirësojmë disa gjëra, sidomos pas ndeshjes së fundit me Egnatian. Mendoj se jemi në rrugën e duhur por nuk duhet të lemë pikë. Ndaj Teutës na duhen tri pikët.
Jemi mirë psikologjikisht dhe fizikisht. E dimë si do të funksionojë skuadra në Durrës. Për të qenë në 4-shen finale, kemi ende një rrugë shumë e gjatë.
Eshtë mirë me pasë ëndrra, por ne e dimë si funksionon në futboll. Duhet me investu shumë. Gjithsesi ne jemi gati për hapin e radhës dhe besoj se do të arrijmë titullin.
Por e theksoj se për këtë na duhet shumë punë. Nuk duhet të humbim kohë dhe pikë si në ndeshjen e fundit. Ishte një hap pas, por nga a kaluara kemi mësuar se çfarë duhet të bëjmë dhe të reagojmë si duhet. Unë jam i sigurtë se do ta arrijmë objektivin”..