Që kur filluan betejat e brendshme brenda kombëtares për krenarinë dhe shiritin e kapitenit, Thibaut Courtois nuk ka luajtur më për Belgjikën.
Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2023, kur Romelu Lukaku u zgjodh ndaj portierit të Real Madridit për rolin e drejtuesit të ekipit, gjatë një ndeshjeje ndaj Austrisë, në kualifikueset për Euro 2024. Zgjedhja u bë nga trajneri Domenico Tedesco, i cili ishte pa Kevin De Bruyne në atë ndeshje.
I përballur me një pengesë të tillë, Courtois u largua nga grumbullimi dhe nga kombëtarja e tij për një periudhë të pacaktuar. Mirëpo së fundmi, portieri i Real Madridit foli për kombëtaren dhe rikthimin e tij të mundshëm, duke u hapur pas shkarkimit të Tedescos në favor të Rudi Garcias:
“Synimi im është të jem në gjendje të luaj në Botërorin 2026. Këtë synim e kam pasur gjithmonë në mendje, por u përplasa me ish-trajnerin e kombëtares. Në fund, kisha të drejtë. A do të jem atje në mars kundër Ukrainës? Të shohim nëse do të më thërrasë trajneri”,- buzëqesh portieri, duke treguar gjithashtu se tashmë kishte folur me Garcia.
Së shpejti do të zbulohet edhe e vërteta për lidhjen e saj me Tedescon. “Nuk ka pasur asnjëherë problem brenda grupit të lojtarëve. Ishte thjesht një konflikt me ish-trajnerin, por me siguri do ti kthehem temës në konferencën për shtyp”.