McManaman: Ja ku shpreoj ta shoh vitin tjetër

- Bota Sot

McManaman: Ja ku shpreoj ta shoh vitin tjetër

Ish-mesfushori Steve McManaman është shprehur optimist se Mohamed Salah do të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin.

Ai beson se Salah është i fokusuar në thyerjen e rekordeve dhe fitimin e trofeve në Europë.

McManaman shpreson se Salah do të vazhdojë karrierën e tij te Liverpool sezonin e ardhshëm duke nënshkruar një zgjatje të kontratës.

I pyetur për të ardhmen e Salah, McManaman tha:

“Unë mendoj se po. Nuk di asgjë, duhet ta pranoj. Unë dua që ai të qëndrojë, sigurisht që po, dhe mendoj se do të bëhet. Unë me të vërtetë e besoj.

“Ai mund të vazhdojë më pas për të thyer më shumë rekorde. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

“Kjo është ajo me të cilën ai është i fiksuar – të thyejë rekorde, të fitojë trofe, të fitojë lavdërime dhe trofe të tij individualë, qoftë Topi i Artë, Këpucën e Artë, kampionate.

“Unë mendoj se kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë. Shpresoj që të jetë te Liverpool sezonin e ardhshëm”.



Read it all at Bota Sot