Shpresat tashmë të pakta të Napolit për të siguruar Alejandro Garnacho-n marrin një goditje tjetër.
Jo vetëm që Chelsea është futur në garë për argjentinasin, por edhe deklaratat e Ruben Amorim sugjerojnë se ai do të qëndrojë gjatë te Manchester United.
Vetëm disa javë më parë, Garnacho dukej në kufijtë e projektit të Red Devils, por progresi i tij i fundit, sidomos paraqitja e shkëlqyer në Europa League kundër Steaua Bukuresht, duket se ka bindur trajnerin portugez që ta mbajë atë dhe ta heqë nga merkatoja.
"Që nga derbi me City-n, ka ndryshuar në çdo aspekt: qasjen, mënyrën si i kupton udhëzimet.
Po përmirësohet shumë, jam i lumtur që kemi talente të tilla dhe duam të vazhdojmë me të," – tha Amorim për TNT Sports.
Fjalët e Amorim mbështeten edhe nga performanca e fundit e Garnacho-s në Europa League.
I futur në pjesën e dytë në vend të Malacia-s, talenti argjentinas dha asistin për Mainoo, duke vulosur fitoren 0-2 dhe kalimin e United në fazën e 1/8-ve.
Pas ndeshjes kundër Manchester City-t, Garnacho ka lënë pas periudhën e vështirë me më shumë minuta dhe aktivizime si titullar. Ai ka nisur 4 ndeshje nga fillimi, ndërsa në 7 të tjera ka hyrë nga stoli, duke dhënë 2 asiste kundër Liverpool-it dhe Arsenal-it në Carabao Cup.
Napoli i hedh sytë nga Amuzu dhe Saint-Maximin
Vështirësitë për të transferuar Adeyemi-n dhe Garnacho-n kanë bërë që Napoli të eksplorojë alternativa të reja.
Dy emrat që po shqyrtohen janë Francis Amuzu i Anderlecht-it dhe Allan Saint-Maximin, i cili është në pronësi të Al-Ahli-t, por i huazuar te Fenerbahçe.