Barcelona e ka bërë të qartë se ata nuk kanë para të mjaftueshme për të bërë ndonjë marrëveshje gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç në rast largimi të ndonjë lojtari.
Sidoqoftë, ata mund të pasurojnë arkat e klubit në rast të një transferimit të papritur të Manchester Cityt.
Pasi transferuan Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov si dhe Omar Marmoush për 150 milionë euro, Pep Guardiola tani po synon që ta përforcojë mesfushën.
Fabrizio Romano ka raportuar s City ka bërë një ofertë për mesfushorin e Portos, Nico Gonzalez.
Ish-talenti i La Masias ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe Barcelona mban 40% të kartonit të tij, që mund t’i shtojë atyre 24 milionë euro nëse klauzola aktivizohet.
Nuk është ende e qartë nëse Manchester City po synon të negociojë ose të paguajë klauzolën, por sidoqoftë, do të ishte një shtysë e madhe financiare për blaugranasit.
23-vjeçari ishte larguar nga Barcelona rreth 18 muaj më parë për një shifër prej 8.44 milionë eurosh.
Arsyeja kryesore e largimit të tij ishte mungesa e minutave teksa kujtojmë se më parë interesim për të kishte shprehur edhe Liverpooli.