Gjatë një interviste dhënë “Corriere della Sera”, Ariedo Braida ka folur për derbin mes Milanit dhe Interit, që do të luhet nesër, duke kujtuar atë të Champions League të vitit 2003: “Më kujtohet ende pritja e Abbiati ndaj Kallon në minutat shtesë.
Goli i Sheva-s, që na çoi në avantazh, ishte i çmendur. Ajo ishte një garë kampionësh, jo ky lloj Champions-i i sotëm. Formula e re nuk më pëlqen, është një Champions i organizuar për arsye tregtare”.
Një vlerësim për Milanin tani: “Po kërkon identitetin e tij. Fitoi Superkupën dhe pastaj ngeci. Nuk ka ekuilibër dhe vazhdimësi. A mund të jetë Leao, njeriu që ndryshon ndeshjen? I ka të gjitha kartat për të qenë vendimtar, por deri tani nuk ka pasur vazhdimësi”.
Pastaj, prognoza për Interin, i cili konsiderohet favorit në derbin e së dielës: “Le t’ua japim zikaltërve bonusin e fitores, por pastaj në fushë mund të ndryshojë gjithçka… Po, është e vërtetë se Interi ka qenë nga fillimi në garë për kryesimin, ndërsa kuqezinjtë nuk kanë qenë kurrë.
Sigurisht, një fitore në derbi do të ishte shtysë pozitive për të gjithë ambientin kuqezi. A mund t’i zgjidhë problemet Gimenez? Shpresoj, por nuk është e lehtë për një sulmues që të ketë nivelin e Milanit. Ta veshësh këtë fanellë është e vështirë”.