Francezi nuk ka ndërmend të zbres shkallët e karrierës në këtë moment

- Bota Sot

Francezi nuk ka ndërmend të zbres shkallët e karrierës në këtë moment

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Como i ka ofruar Milan-it 40 milionë euro për kartonin e Theo Hernandez, por oferta e tyre është refuzuar si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari.

Francezi nuk ka ndërmend të zbres shkallët e karrierës në këtë moment.

Como e drejtuar nga Fabregas ka bërë vërtetë historinë në futbollin italian të këtyre viteve të fundit, ku nga Serie D arritën në Serie A dhe verën e kaluar bënë disa transferime shumë interesante duke afruar lojtarë me emër dhe pse një pjesë e tyre është në përfundim të karrierës.

Como ndodhet aktualisht në vendin e 13-të me 22 pikë dhe objektivi kryesor për këtë sezon është qëndrimi në Serie A.



Read it all at Bota Sot