Në mëngjesin e djeshëm u publikua lajmi se Venecia në Serinë A ishte pranë transferimit të Indrit Tucit.
Një lëvizje që do të ishte e bujshme dhe e goditur për disa arsye.
Pikësëpari Tuci nuk ndodhet atje ku do të dëshironte, pasi ka qëndruar në stol te Sparta e Pragës.
Për këtë arsye kalimi i tij në Serinë A do të ishte edhe më surprizues.
Ndërkohë mediat në Suedi tregojnë se Tuci ka marrë gjithashtu interesimin e AIK, ekipit suedez, që e kërkon në merkaton e dimrit.