Trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur për mikrofonin e RTSH në përfundim të takimit në “Niko Dovana”. Elbasanasit ia dolën të merrnin baarzimin pas avantazhit ndaj Tiranës. Tekniku serb ka folur rreth “paqes” 1-1 ndaj bardhebluve, ku e rëndësishme është dalja me pikë nga kjo sfidë e vështirë.
“Ndoshta një rezultat i drejtë. Tirana kishte një ritëm më të mirë se ne, ishte më mirë se ne në këtë. Erdhi një gol shumë i shpejt nga goditje standarde. Ishim në stres apstaj. Elbasani ishte ekipi më i mirë në pjesën e dytë.
Çunat bënë mirë, barazimi rezultat i drejtë.
Ishim shumë larg topit të dytë. Gjithnjë në kundër ritëm. Tirana fitonte topin gjithmonë në pjesën e parë. Nuk kishte komunikim mes Dros dhe Lilajt. Vetëm një komunikim fitonim topin pot ë ekzistonte. Më fal. Mudn të vazhdoj. Nuk piva ujë, por tani jam mirë.
Joel del nga krahët. Tani kemi mundësi për formacione të reja, si 4-3-3 ose 4-2-3-1. Mund të dalim në një lojë të bukur shpresoj”, u shpreh Gvozdenoviç..