Stadiumi Emirates, sot do të jetë vendi ku do të përballen Arsenali dhe Manchester City.
Kjo ndeshje e cila do të jetë e vlefshme për javën 24-të të Premier Leagues, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.
Në fakt, skuadra e Pep Guardiolas, pas disa rezultatesh negative në ligën angleze ka nisur ta marrë vetën dhe nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit duke arritur t’i fitojë pesë prej tyre dhe barazuar në një tjetër.
“Citizens” pas fitores prej 3:1 ndaj Chelseat janë futur në zonën e katërshes dhe mbetet të shihet nëse do të jenë aty edhe pas kësaj loje.
Derisa Arsenal gjendet në vendin e dytë me 47-të pikë, nëntë më pak se lideri Liverpooli.
“Topçinjtë” do të kërkojnë me çdo kusht t’i rrijnë pranë Liverpoolit në luftën për titullin kampion